Reshjet e shiut/ Shtyhet panairi “Shqipëria punon Tokën”

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/- Panairi “Shqipëria Punon Tokën”, i parashikuar të zhvillohej këtë fundjavë, në datat 9 dhe 10 nëntor, në sheshin “Skënderbej” Tiranë, do të shtyhet për fundjavën tjetër, bën të ditur Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Dikasteri i Bujqësisë njofton se, shkak janë parashikimet për reshje shiu intensive gjatë kësaj fundjave.
Ky panair është eventi vjetor më i rëndësishëm për bujqësinë shqiptare dhe zhvillimin rural. Ne duam që ai të marrë të gjithë vëmendjen e duhur nga fermerët, prodhuesit, agropërpunuesit dhe qytetarët që do të jenë në sheshin “Skënderbej”, prandaj vlerësuam se shtyrja me një javë e këtij organizimi është vendimi më i mirë.
Parashikimet e sinoptikanëve thonë se gjasat për reshje shiu në datat 16 dhe 17 nëntor janë të pakta. e.xh/j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.