Durrës/ Shkolla “Hajdar Dushi”në rikonstruksion, klasa të riorganizuara e sistem ngrohjeje

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Një tjetër shkollë po rikonstruktohet me të gjitha standardet në qytetin e Durrësit. Kryebashkiakja Valbona Sako tha sot se shkolla 9-vjeçare “Hajdar Dushi” ndodhet në proces rikonstruksioni e pritet që të bëhet funksionale për nxënësit.

“Të gjithë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Hajdar Dushi” do të kenë shumë shpejt klasa të riorganizuara që do të përballojnë rritjen e numrit të nxënësve, sistem elektrik ndriçimi, tualete të reja dhe sistem ngrohje qendror”, tha Sako.

Sipas saj, për të përballuar temperaturat e ulëta të dimrit, godina do të ketë veshje të fasadës me kapot si dhe dritare të reja.

Infrastruktura arsimore ka qenë në fokus të kryebashkiakëve që nga muajt e verës dhe vijon edhe tashmë që ka nisur viti i ri shkollor.

/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.