Divjakë/ Braçe: Shkollë me infrastrukturë moderne në Seman

TIRANË, 5 nëntor /ATSH – I. Vata/- Ka nisur puna për rikonstruksionin e shkollës në Seman, Divjakë e cila do këtë një infrastrukturë moderne me klasa të reja, sistem ngrohje, laboratore dhe ambiente sportive.

Shkolla do të shërbejë për disa fshatra si Gradishtën, Gungasin, Korijen, Spolaten në bashkinë Divjakë.

Zëvendëskryeministri Erion Braçe tha sot se po ndërtojmë jo vetëm një shkollë, por një qendër komunitare për vetë fshatin, Gradishtën, Gungasin, Korijen, Spolaten

“Ndërtojmë shkolla; është shumë më mirë se të gënjesh të rinjtë me TVSH-në, përjashtimin prej saj, deri në evazion të padiskutueshëm fiskal! Në Fier Seman/Divjakë, nuk po rindërtojmë një shkollë, por po ndërtojmë një qendër komunitare për vetë fshatin, Gradishtën, Gungasin, Korijen, Spolaten”.

“Me të gjithë infrastrukturën, nga hapësirat e reja në klasa, tek ngrohja, nyjet higjeno-sanitare, laboratoret, ambientet e shumta sportive, gjithçka”, theksoi ai.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.