​Buxheti mbledh Qeverinë në largim të Kosovës

PRISHTINE, 5 nëntor /ATSH/ -Qeveria në largim e Kosovës, sot do të mblidhet për të vendosur në lidhje me buxhetin e vendit.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka theksuar se mbledhja mbahet me kërkesë të ministrit të Financave, Bedri Hamza. Edhe pse Kuvendi është i shpërndarë, aty ku dërgohet për miratim buxheti i shtetit.

Mbledhja është kërkuar për rirregullim dhe rialokim të mjeteve që është obligim ligjor në fund vit për të mundësuar funksionimin e të gjithë sektorëve./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.