Vetingu në polici/ Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit nis këtë javë seancat e para

TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit do të zhvillojë këtë javë seancat e parë të procesit të vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Të martën, më datë 5 nëntor 2019, në orën 12:00 do të zhvillohet seanca për subjektin e vlerësimit kalimtar, Oltion Shehu, shef i Sektorit të Ankesave, SHÇBA.

Trupa e vlerësimit për këtë subjekt do të përbëhet nga Marjeta Gjelaj, Ela Kerka dhe Ana Kapaj.

Ndërkohë më datë 8 nëntor, ditën e premte, në orën 12:00 do të zhvillohet seanca dëgjimore për subjektin e vlerësimit kalimtar, Adriatik Ago, zv/drejtor i Përgjithshëm, SHÇBA.

Trupa e vlerësimit për këtë subjekt do të përbëhet nga Ana Kapaj, Elvira Daberdaku dhe Elida Liko. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.