Kuçovë, procesi i zgjedhjeve të reja brenda strukturave të PS drejt mbylljes

TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Procesi i zgjedhjeve të reja brenda strukturave të Partisë Socialiste duke nisur nga organizata bazë po shkon drejt mbylljes edhe në bashkinë e Kuçovës. Deputetja socialiste, Ermonela Felaj, ka deklaruar se përparësi i është dhënë respektimit të kuotave gjinore në strukturat drejtuese të partisë.

“Në Kuçovë dhe në Lumas më pas, me të deleguarit e zgjedhjeve në çdo organizatë, për t’i falenderuar për të gjithë angazhimin e deritanishëm në procesin e ri zgjedhor, të cilin po e përmbyllim dhe me zgjedhjen e grave bashkëkryetare”, shprehet Felaj.

Nga ana tjetër ajo nënvizon se aty ku ka bashkëpunim edhe rezultati është i garantuar.

“Aty ku punët bëhen së bashku, çdo gjë shkon më mirë, ka më shumë seriozitet, absolutisht përfaqësim më të mirë dhe mbi të gjitha ka garanci për komunikim!” shprehet deputetja socialiste e deleguar e PS në këtë bashki. /a.sh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.