Kryetari i Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti në sitën e Vetting-ut

TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit, Sulejman Kurti, gjyqtar/kryetar i Gjykatës së Rrethit Elbasan.

KPK, sipas axhendës së Vetingut të shpallur, zhvilloi në datën 4 nëntor, ora 10:30 seancën për kryetarin e Gjykatës së Rrethit Elbasan, Sulejman Kurti.

Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit përbëhej nga Valbona Sanxhaktari, Firdes Shuli dhe Lulzim Hamitaj.

Subjekti i rivlerësimit, Sulejman Kurti, gjyqtar gjyqtar/kryetar i Gjykatës së Rrethit Elbasan, u gjykua nga Vetingu për tre kriteret klasike: atë të ligjshmërisë së pasurisë, kriterin etik dhe profesional. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.