KINË – Di Maio: Tensionet tregtare kino-amerikane nuk ndihmojnë bizneset

SHANGAI, 4 nëntor /ATSH-ANSA/ – Shpresojmë që tensionet ekonomike midis SHBA dhe Kinës, të ulen dhe palët të arrijnë një marrëveshje, për një harmoni të bisnesit, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio nga Shangai.

”Italia është një vend eksportues. Ajo eksporton 40 miliardë euro në Kinë. Eksportet tona aspirojnë të rriten edhe më shumë, por tensionet tregtare midis SHBA dhe Kinës nuk ndihmojnë tregjet ndërkombëtare dhe nuk ndihmojnë bizneset tona”, shtoi ai.

”Ne do të punojmë bashkërisht me Pekinin gjatë gjithë vitit 2020 sepse është viti kur presidenti i Republikës, Sergio Mattarella do të vizitojë Kinën’’, shtoi ai./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.