FOTO/ Shtatë fotografë të rinj prezantojnë punimet e tyre në Muzeun Kombëtar “Marubi”

TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ – Prej vitesh jetojnë dhe punojnë larg Shqipërisë, por u bashkuan dhe ekspozitën e tyre vendosen ta çelin në Shkodër.

Shtatë fotografë të rinj, me ndihmën e kuratorit të njohur francez Francois Cheval, prezantuan fotot e tyre me të veçanta, në mjediset e muzeut kombëtar “Marubi”.

Mesazhet që përcjellin 7 fotografët janë të ndryshme pasi edhe tematikat janë jo të njëjta por ata i bashkon ideja që rikthimi në vendlindje nuk është kurrë vonë dhe kontributi për Shqipërinë duhet të vazhdojë.

Ekspozita “Shtatë fotografë shqiptarë. Një rezidencë” do të qëndrojë e hapur në fototekën “Marubi” deri në muajin janar. /a.a/ /a.g/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.