TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi zhvilloi sot një takim me biznesmenët e Elbasanit ku u diskutua mbi zgjidhjet e mundshme për problematikat me të cilën hasen sipërmarrësit.
Gjatë takimit u diskutua mbi tematika të ndryshme dhe sipas ministrit problematikat e konstatuar do të ishin zgjidhur më parë nëse do të ishin adresuar në mënyrën e duhur. Shalsi garantoi se shqetësimet e sipërmarrësve do të marrin zgjidhje.
“Këtë herë, bashkë me ekipin e ministrisë, u ndalëm për të diskutuar me sipërmarrësit e Elbasanit. Biseduam për tematika të ndryshme dhe konstatuam disa problematika, të cilat mund të ishin zgjidhur nëse do te ishin adresuar siç duhet. Shumë i vlefshëm takimi, ndaj mbajtëm shënim gjithçka dhe ndërkohë filluan të lëvizin mekanizmat e zgjidhjes së disa prej shqetësimeve që na parashtruan”, – thotë ministri.