FINLANDË – Në vendin e transparencës, disa nuk janë si gjithë të tjerët

HELSINKI, 4 nëntor /ATSH-AFP/ Në Finlandë, vendi kampion i transparencës, autorizimi që iu miratua disa qytetarëve për të mos i bërë publike në shtyp të ardhurat e tyre, si gjithë të tjerët, gjatë “Ditës Kombëtare të Xhelozisë”, shkaktoi polemika.

Në vendin nordik, të ardhurat e qytetarëve publikohen çdo vit nëpër medie, në fillim të nëntorit.

Megjithatë, këtë vit, prokurori i përgjithshëm njoftoi se po heton disa ankesa të paraqitura kundër vendimit të administratës tatimore për të lejuar 200 persona, që fitojnë më shumë se 100 000 euro, që të mos paraqiten në listën e publikuar nga media.

Publikimi i të dhënave fiskale konsiderohet nga shumica e finlandezëve si një tregues i rëndësishëm i angazhimit të vendit në favor të barazisë dhe mirëqenies./ /ervo/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.