LONDËR, 4 nëntor /ATSH/ – Një qeveri laburiste do të financojë 60 miliardë sterlina në përmirësimet për kursimin e energjisë brenda vitit 2030 të tilla si izolimet e tarracave, përmirësimin e dopio xhamave dhe sistemeve të reja të ngrohjes, shkruhet në faqen e internetit të BBC News.
“Do të krijojmë një rrjet të qëndrueshëm energjie dhe mbi ambientin nuk mund të vazhdojmë më të ndotim planetin tonë”, theksoi Jeremy Corbyn.
Plani i Corbyn për konservatorët do të shkatërronte ekonominë dhe do të rriste faturat financiare.
Duke folur për politikën e quajtur “shtëpi të ngrohta për të gjithë”, Corbyn tha që ndryshimi i klimës do të ishte një pjesë e rëndësishme e fushatës zgjedhore të partisë.
“Ne nuk mund të vazhdojmë të qëndrojmë indiferentë ndërsa ngrohja e klimës po rritet,” tha lideri i laburistëve./ /os/ a.jor.