Banka Qendrore Europiane politikë monetare lehtësuese deri në mesin e vitit 2020

German artist Ottmar Hörl 's sculpture depicting the Euro logo is pictured in front of the former headquarter of the European Central Bank (ECB) in Frankfurt am Main, western Germany, on June 24, 2016. ECB said on June 24, 2016 being ready to provide additional liquidity after the Brexit vote. / AFP / DANIEL ROLAND (Photo credit should read DANIEL ROLAND/AFP/Getty Images)
TIRANË, 4 nëntor /ATSH/- Shumica e vendeve të eurozonës regjistruan ngadalësim të rritjes ekonomike, në gjysmën e parë të vitit 2019.
Banka e Shqipërisë bën të ditur në raportin e publikuar së fundi mbi treguesit e financiar se “Aktiviteti ekonomik u mbështet kryesisht nga kërkesa e brendshme dhe më pak nga tregtia ndërkombëtare. Në Eurozonë, norma e papunësisë zbriti në 7,5% në qershor të vitit 2019, duke rënë në nivelin më të ulët që nga muaji korrik i 2018-ës. Presionet inflacioniste u dobësuan, ndikuar nga ecuria e çmimeve të naftës, e çmimeve në sektorin e shërbimeve
dhe nga faktorë sezonalë”.
Në këto kushte, Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka konfirmuar angazhimin e saj për të vijuar politikën monetare lehtësuese deri në mesin e vitit 2020, në mbështetje të rritjes ekonomike të rajonit dhe arritjes së objektivit për normën e inflacionit pranë nivelit 2%, citon në raportin e saj Banka e Shqipërisë. e.xh/ /a.g/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.