Tetori rozë/ 26.8% më shumë mamografi se tetorin e kaluar

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ – Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit të luftës kundër kancerit të gjirit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për gjatë muajit Tetor ndërmori  një fushatë sensibilizimi për t’u dhënë mundësinë të gjitha grave të kryejnë kontrollin falas për kancerin e gjirit.

Sipas statistikave të bëra publike, në muajin tetor 2019 janë kryer 7081 mamografi në shërbimin publik ku krahasuar me muajin tetor të 2018, rezultojnë 26.8% më shumë.

Përveç 12 mamografive në spitale, shërbimi gjatë muaji tetor u ofrua falas përmes mamografive të lëvizshëm edhe në zonat e thella të vendit. Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë tek gratë dhe ka ardhur në rritje vit pas viti. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.