LONDËR – Farage heq dorë nga pjesëmarrja në zgjedhjet legjislative

LONDËR, 3 nëntor /ATSH-AFP/ – Eurofobi, Nigel Farage njoftoi sot se nuk do të merrte pjesë në zgjedhjet legjislative të 12 dhjetorit duke preferuar të mbështesë qindra kandidatë të partisë së tij Brexit.

“Jam menduar shumë për këtë çështje”, deklaroi për BBC Farage, i cili është përpjekur shtatë herë të zgjidhet në Dhomën e Komuneve.

“Është më mirë të gjej një vend dhe të përpiqem për t’u zgjedhur në Parlament apo t’i shërbej më mirë kauzës duke udhëtuar në Britaninë e Madhe dhe të mbështes 600 kandidatët?

“Kam vendosur që propozimi i dytë është më i miri”, theksoi Farage duke shtuar se nuk dëshironte ta kalonte pjesën e mbetur të jetës në politikë.

Ai përsëriti kritikat ndaj marrëveshjes për daljen nga Bashkimi Europian, e negociuar me vështirësi nga kryeministri Boris Johnson duke theksuar se ishte një “Brexit Remainer”, që do të thotë i favorshëm për mbështetësit e qëndrimit në Bashkimin Europian.

“Zgjedhësit duhet të kuptojnë se ajo që është propozuar lidhet ngushtë me të gjitha institucionet europiane dhe një fazë të ardhshme negociatash prej të paktën tre vjet”, deklaroi ai./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.