Fëmijët me aftësi ndryshe, Stolman: Me rëndësi të ndjerit të pranuar në komunitet

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ – Lara Stolman regjisorja, skenaristja dhe producentja amerikane vizitoi Shqipërinë ku gjatë kohës së qëndrimit të saj në vendin tonë, vizitoi qendrën e fëmijëve të spektrit autik “Rreze Shprese” në Vaun e Dejës.

Stolman, fituese e shumë çmimeve, u takua me prindër të fëmijëve me nevoja të veçanta si dhe me vullnetarët e qendrës.

Lara foli për sfidat e saj si prind i një fëmije të spektrit autik në Shtetet e Bashkuara, rëndësinë e të ndjerit të pranuar në komunitet dhe të pasurit të mundësisë për të kontribuar në shoqëri nëpërmjet pjesëmarrjes në aktivitete dhe ushtrimit të të drejtave themelore.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.