Zgjedhjet në PS, Spiropali takim me grupet e sapongritura të Komisioneve Zgjedhore

TIRANË, 2 nëntor /ATSH – I. Vata/- “ Po përgatisim një proces zgjedhor shembull në Partinë Socialistë në Tiranë”, tha sot koordinatorja e PS për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali, në takim sot me grupet e sapongritura të Komisioneve Zgjedhore.

Spiropali shtoi se ndihet e bindur që në 16 nëntor duhet treguar më e mira e shpirtit dhe organizimit socialist. “Jemi të përqendruar maksimalisht në gjithë elementet që do i japin formë procesit zgjedhor”, theksoi ajo.

“Pikërisht këtë angazhim diskutuam me grupet e sapongritura të Komisioneve Zgjedhore të Qarkut të Tiranës, të cilët po përgatiten për një proces zgjedhor shembullor”-tha ajo. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.