Lehtësi dhe standarde/ Prezantohet në Fier sistemi E-Inspektimi

Tiranë, 2 Nëntor/ATSH/ – Kreu i Inspektoriatit Qendror, Shkëlqim Hajdari ka lançuar për inspektoriatet vendore sistemin “E-Inspektimi”, procedurë që vjen në ndihmë inspektoriateve dhe bizneseve, me qëllim rritjen e transparencës dhe uljen e korrupsionit, e cili do hyjë së shpejti në funksion për të gjithë strukturat vendore inspektuese.

Bashkë me Kryetarin e Bashkisë, Armando Subashi i kanë mëshuar rëndësisë së këtij procesi që krijon lehtësi dhe standard ndaj biznesit dhe nevojës për ta nisur zbatimin e tij sa më shpejt.

Për këtë arsye, Drejtoria e Mbikqyrjes së Inspektimeve, udhëheqjes Metodologjike dhe Koordinimit në Inspektoriatin Qendror ka zhvilluar në Bashkinë Fier edhe një trajnim mbi këtë metodologji, që do të hyjë shumë shpejt në funksion për të gjithë inspektoriatet vendore.

Në përfundim të fazës përgatitore, do të nisë puna në terren me procedurat on line, me hapa dhe dokumente standarde e të aksesueshme në kohë reale. Sistemi e-Inspektimi, tashmë do të aplikohet nga të gjithë inspektoriatet në mënyrë on line. /a.sh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.