Gjirokastër, pastrohen varrezat e fshatrave Taroninë dhe Hundkuq

Tiranë, 2 Nëntor/ATSH/ – Specialistët e Agjencisë së Shërbimeve Publike Gjirokastër ndërhynë në Njësitë Administrative Cepo e Lunxhëri. Në varrezat e fshatrave Taroninë dhe Hundkuq është pastruar dhe sistemuar e gjithë hapësira, si dhe janë vendosur portat hyrëse.

Ndërsa një tjetër problem i mbartur prej vitesh, rruga e fshatit Dhoksat, e cila ishte e dëmtuar në të gjithë gjatësinë e saj, është rehabilituar, duke bërë të mundur qarkullimin pa probleme të mjeteve. /a.sh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.