SHBA – Pompeo: Qeveria irakiane të dëgjojë kërkesat legjitime të manifestuesve

UASHINGTON, 1 nëntor /ATSH-AFP/ – SHBA-ja i kërkoi sot qeverisë irakiane të dëgjonte kërkesat legjitime të manifestuesve, të cilët kërkojnë rrëzimin e regjimit pavarësisht premtimeve për reformë nga drejtuesit.

Në një komunikatë, kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo kritikoi gjithashtu hetimin e ndërmarrë nga autoritetet e Bagdadit mbi dhunën e përgjakshme që shkaktoi dhe fillimin e protestës, që ka ardhur, sipas tij, si pasojë e mungesës së besueshmërisë së nevojshme.

“Irakianë meritojnë drejtësi dhe përgjegjësit duhet të japin vërtet llogari”, deklaroi ai.

“Shtrëngimet e fundit vendosur ndaj lirisë së shtypit dhe fjalës duhet të lehtësohen”, nënvizoi Pompeo duke shtuar se bëhej fjalë për liri të pandara nga çdo reformë demokratike.

Mike Pompeo i kishte kërkuar që prej fillimit të tetorit qeverisë irakiane të respektonte kërkesat e manifestusve dhe të jepte prova për një vetëpërmbajtje maksimale./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.