NJU DELHI – Modi dhe Merkel kërkojnë forcimin e lidhjeve indo-gjermane

NJU DELHI, 1 nëntor /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila mbërriti dje  kryeqytetin indian planifikon të zhvillojë bisedime kokë më kokë me kryeministrin indian, Narendra Modi.

Këto janë bisedimet e pesta të bëra në një sërë samitesh bilaterale dyvjeçare midis Gjermanisë dhe Indisë.

“Përveç ekonomisë, tregtisë dhe investimeve, me rëndësi në rend të ditës janë edhe çështjet në lidhje me politikën e jashtme dhe sigurinë”, tha Raveesh Kumar, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Indisë.

Në bisedime do të diskutohen edhe bashkëpunimi në bujqësi, edukim dhe shkencë, sidomos në teknologjitë e reja dixhitale.

Gjatë vizitës, pritet të bëhen edhe paktet në fushën e inteligjencës artificiale, lëvizshmërisë urbane dhe zhvillimit të qëndrueshëm./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.