Mbi 2 mijë të punësuar në një muaj nga ndërmjetësimi i Zyrave të Punës

TIRANE, 1 nëntor/ATSH/- Ndërmjetësimi i Shërbimit Kombëtar të Punësimit ka rritur numrin e punësimeve, ku vetëm gjatë një muaji janë punësuar 2626 persona.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj sjell një tjetër rast punësimi nëpërmjet ndërmjetësimit të Zyrave të Punës.

I tillë është shembulli i Albinës e cila pasi kreu praktikën profesionale të mundësuar nga Zyra e Punës në Elbasan, aplikoi për punë pranë një sipërmarrje tekstilesh.

Në përfundim të periudhës së provës, sot ajo është e punësuar me kohë të plotë, pranë kësaj kompanie./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.