GREQI – Parlamenti miraton një ligj për azilkërkuesit

ATHINË, 1 nëntor /ATSH-AFP/ – Parlamenti grek miratoi sot një projektligj të kundërshtuar që ashpërson legjislacionin për azilkërkuesit pavarësisht kritikave të Këshillit të Europës dhe shumë OJQ-ve, mes të cilave Amnesty International.

Teksti u miratua në parim nga maxhoranca qeveritare e të djathtës Demokracia e Re ndërkohë që partitë e opozitës së majtë kanë dënuar dispozitat që e bëjnë më të vështirë dhënien e azilit në Greqi.

Duke u përballur me rritjen e numrit të imigrantëve dhe refugjatëve këto muajt e fundit, qeveria e djathtë e Kyriakos Mitsotakis në pushtet që prej muajit korrik, ka njoftuar ashpërsimin e procedurës së dhënies së azilit.

Kryeministri rikonfirmoi në Parlament vullnetin e tij për të daluar refugjatët nga imigrantët.

“Ky ligj për azilin dërgon një mesazh të qartë për ata që e dijnë që nuk mund të marrin azil dhe do të vijnë për të qëndruar në vendin tonë do të rikthehen në vendet e tyre dhe do të humbin paratë e investuara në udhëtimin e tyre”, nënvizoi ai./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.