Spiropali: Forcimi i strukturave të PS-së, shembull, balanca gjinore

TIRANË, 31 tetor /ATSH – I. Vata/ “Balanca gjinore, zgjedhja me parimin një anëtar, një votë dhe përfshirja e të gjitha grupmoshave, ka qenë fokusi i organizimit të strukturave të Partisë Socialiste në Tiranë”, tha sot koordinatorja e PS për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali.

Koordinatorja e PS për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ka marrë pjesë sot në mbledhjen e organizatës socialiste në njësinë nr. 9 në kryeqytet.

“Vizituam Organizatën Socialiste 1960 Njësia 9; shembull i balancës gjinore dhe përfaqësimit të të gjithë grupmoshave. Me parimin 1 anëtar/1 votë, dhe në zbatim të nismës. Edhe Një, u zgjodh dje ekipi bashkëdrejtues burrë + grua i organizatës”, tha Spiropali.

Po ashtu Spiropali shton se “tashmë dyfish punë për forcimin e Organizatës Socialiste, dhe përfaqësimin optimal të komunitetit PS Tiranë, riorganizim, angazhim, komunikim”. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.