SHKUP – Palmer: Mbështetjen e SHBA-së për perspektivën europiane do ta qartësojmë edhe me BE

SHKUP, 31 tetor /ATSH-MIA/ – SHBA-ja është mike dhe partnere e Maqedonisë së Veriut dhe mbetet e përkushtuar në përparimin e marrëdhënieve të vendit dhe integrimit të saj europian ku janë të përfshira edhe dy proceset, anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Europian.

 

Kjo është porosia e përfaqësuesit special i sekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, i cili gjatë ditëve të kaluara ka pasur takime me presidentin Stevo Pendarovski, ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ndërsa sot edhe me kryeministrin Zoran Zaev.

”SHBA është partnere dhe mike e Maqedonisë së Veriut, ne jemi të përkushtuar në këtë relacion me Maqedoninë e Veriut dhe perspektivën e saj europiane që përfshin NATO-n dhe BE-në. Rruga e Maqedonisë së Veriut deri në NATO është e pastër, ndërsa për rrugën deri te anëtarësimi juaj në BE mezi e presim partneritetin me autoritetet e Shkupit dhe ata të Unionit”, tha Palmer pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev.

Palmer ka thënë se gjatë kohës së vizitës së tij është riafirmuar dëshira për perspektivën europiane të Maqedonisë së Veriut.

”Atë e qartësuam këtu në Shkup, atë do ta qartësojmë edhe me partnerët tanë europianë”, theksoi Palmer./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.