SEUL – Pheniani lëshon dy raketa të paidentifikuara

SEUL, 31 tetor /ATSH-AFP/ – Koreja e Veriut lëshoi sot dy raketa të paidentifikuara, njoftoi ushtria e Koresë së Jugut, në një kohë kur bisedimet mbi armët bërthamore mes Phenianit dhe Uashingtonit kanë mbetur në një rrugë pa krye.

Shtabi koreano-jugor deklaroi se lëshimet ishin kryer drejt detit, pa saktësuar llojin e armës së përdorur.

Ky është raundi i parë i lëshimeve të bëra nga Koreja e Veriut që prej 2 tetorit, kur pretendoi se kishte lëshuar një raketë nga një nëndetëse, ndërsa Pentagoni vlerësoi se pajisja ishte lëshuar nga një platformë detare.

Pheniani është nën sanksione të shumta nga komuniteti ndërkombëtar, për shkak të programeve të saj të ndaluara bërthamore e balistike./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.