Rritja e Sigurisë, 105 të proceduar gjatë 24 orëve të fundit

TIRANË, 31 tetor/ATSH- Arbi Fortuzi/ Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 105 shtetas, konkretisht: 34 janë arrestuar, 4 janë ndalur dhe 67 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste, në të gjithë territorin, me 9 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 13 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 8 raste, konkretisht: 2 raste të “Kanosja”, në qarkun Elbasan; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në qarkun Fier; 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Gjirokastër dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i dhunës në familje, në qarkun Berat, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 7 kërkesë – padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 16 raste, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Elbasan, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 14 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Janë evidentuar 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë evidentuar 11 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, 2 në Tiranë, 3 në Durrës, 2 në Elbasan, 2 në Berat, 1 në Gjirokastër dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste, 1 në Tiranë dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 7 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 7 të lënduar jashtë rrezikut për jetën. Janë evidentuar dhe arrestuar në flagrancë 2 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në Tiranë dhe 1 në Fier. Janë evidentuar dhe proceduar 15 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 2 në Tiranë, 6 në Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Shkodër, 2 në Elbasan dhe 3 në Berat. Janë proceduar 5 shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit./r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.