ITALI – Rritet papunësia në 9,9%

ROMË, 31 tetor /ATSH-ANSA/ – Instituti Kombëtar i Statistikave (ISTAT) deklaroi sot se papunësia në Itali u rrit në 9,9% këtë muaj, nga 9,6% që ishte në muajin gusht.

ISTAT theksoi se numri i punëkërkuesve u rrit në 73 000 në shtator krahasuar me muajin e kaluar. Gjithashtu numri i të punësuarve ra me 32 000. Numri total i qytetarëve që humbën vendet e punës nga muaji korrik deri në shtator shkoi në 60 000 persona.

Shkalla e papunësisë për të rinjtë 15-24 vjeç që janë aktivë në tregun e punës, u rrit në 28,7%, me 1,1 pikë përqindje në muajin gusht. / /sara/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.