Foto/ Investimi në rrugën “Dalip Zavalani”, drejt fundit lidhjet e reja me pallatet

TIRANË, 31 tetor/ATSH/ Pas investimit të kryer në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Dalip Zavalani”, punonjësit e terrenit janë drejt përfundimit të pikëlidhjeve të reja me pallatet në këtë zonë.

Specialistët e Ujësjellës Kanalizime në Tiranë thonë se shtrimi i rrjetit të ri në këtë rrugë rrit ndjeshëm kapacitetin dhe cilësinë e furnizimit me ujë për banorët.

Më herët, bashkia e Tiranës ka nisur investimin më të ri në rrjetin e shpërndarjes në rrugën “Artan Lenja”, pranë Fushës së Aviacionit. Ndërkaq, punonjësit e Ujësjellësit në kryeqytet po ndërhyjnë pas çdo problematike të raportuar nga qytetarët./r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.