Fier/ Rikonstruksioni i rrugës së Patos-Fshatit, jo më pengesë për banorët

TIRANË, 31 tetor/ATSH/ Rikonstruksioni i rrugës që lidhet me Patos-Fshatin është një premtim i mbajtur i kryetarit të bashkisë Fier, Armando Subashi.

Ashtu siç edhe siguroi banorët gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 30 qershorit, tashmë rruga e re është realitet.

“Nëse deri dje nuk arrije të shkoje dot as për hall në Patos-Fshat për shkak të infrastrukturës tejet të amortizuar, sot ky problem nuk ekziston më”, tha sot Subashi, duke publikuar foto nga punimet në këtë rrugë.

Problemi shumëvjeçar i kësaj zone, sipas tij, “tashmë nuk është më një arsye penguese për banorët, por një zgjidhje reale”.

Rikonstruksioni i rrugës nga Rruga Nacionale–Qendër Patos – Fshat dhe rruga nga ura mbi hekurudhë deri në qendër të fshatit Patos-Fshat ishin premtimet që Subashi bëri gjatë fushatës elektorale në një takim me banorët e këtij fshati.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.