Depozitat në valutë zunë 55% të totalit, në shtator 2019

TIRANË, 31 tetor /ATSH/ Në sistemin bankar shqiptar ka më shumë depozita në valutë sesa në monedhën vendase.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, depozitat në valutë zunë 55% të totalit në muajin shtator 2019, kundrejt peshës 48,7% që shënonte ky tregues në vitin 2013.

Ekspertët bankarë shprehen se, kjo tendencë treguar qartë për një preferencë të kursimeve në valutë, ku mbizotëron euroja.

Tkurrja e depozitave në lekë, sipas tyre, është e ndikuar kryesisht nga ulja e normave të interesit, që për ato njëvjeçare arritën në më pak se 1%. Në këto kushte, individët kanë reduktuar depozitat me afat në lekë duke preferuar të kursejnë në monedha të huaja. /e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.