BELGJIKË – Sërish 12 migrantë në një kamion frigoriferik

BRUKSEL, 31 tetor /ATSH-AFP/- Dymbëdhjetë migrantë, nga të cilët 11 sirianë dhe një sudanez, u gjetën të fshehur në një kamion frigoriferik që transportonte fruta e perime, sot në Belgjikë, vetëm pak ditë pas zbulimit të 39 migrantëve të vdekur në një kamion të tillë, u raportua nga policia federale belge.

Policia u njoftuar nga shoferi i kamionit, që kishte dyshuar për praninë e migrantëve në automjet.

Belgjika është një rrugë e njohur tranziti për migrantët dhe rrjetet e trafikantëve, që kërkojnë të përfitojnë nga afërsia e saj me Britaninë e Madhe.

Shumicën e herëve, migrantët e paligjshëm, që kërkojnë të kalojnë La Manshin, drejtohen nga kontrabandistët nëpër parkingjet e autostradës, ku përpiqen të fshihen natën në kamionë që shkojnë drejt Britanisë së Madhe./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.