Zjarri në Bulqizë/ Prefekti Kuçana për ATSH-në: Flakët në fshatin Koçaj janë izoluar

TIRANË, 30 tetor/ATSH/- Zjarri që ka përfshirë prej katër ditësh pyjet me dushqe e halore të fshatit Koçaj të Bulqizës vazhdon të jetë aktiv vetëm brenda vatrës, ndërsa perimetri i jashtëm është izoluar.

Prefekti i qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana, tha për ATSH-në se “deri tani zjarri ka përshkuar një sipërfaqe prej rreth 26 ha dhe ka qenë sipërfaqësor duke përshkuar konkretisht rreth 10 hektarë në pyje dushku, 12 ha ahu dhe rreth 4 ha pishe”.

Kuçana tha se “për shuarjen e zjarrit morën pjesë mbi 16 forca dhe momentalisht po mbahet nën vëzhgim për të parë nëse do ketë riaktivizim në perimetrin e jashtëm të vatrës”.

Prefekti tha se po ndjekim nga afër zjarrin e rënë në “Shala e Pepës” mbi fshatin Koçaj.

Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa policia ka nisur hetimet./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.