Verifikimi i prokurorisë për Agim Kajmakun/ KQZ mblidhet të premten

TIRANË, 30 tetor /ATSH – I. Vata/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet të premten për të shqyrtuar rezultatin e verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik Agim Ymer Kajmaku, me funksion kryetar i bashkisë Vorë, Qarku Tiranë.

Në një njoftim për shtyp, KQZ shprehet se “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e premte, më datë 01.11.2019, ora 10:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite: Shqyrtimi i projektvendimit: “Shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Agim Ymer Kajmaku, me funksion Kryetar i Bashkisë Vorë, Qarku Tiranë, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.