Agjencia Telegrafike Shqiptare

SHBA – FED ul normat e interesit

UASHINGTON, 30 tetor /ATSH-AFP/ Banka Qendrore Amerikane uli sërish sot, për të tretën herë radhazi, normat e interesit, në një përpjekje për të mbështetur rritjen e ekonomisë amerikane, që po ngadalësohet.

Komiteti Monetar i FED vendosi për një ulje me 0,25 %, duke i fiksuar normat midis 1,50% dhe 1,75%.

Kjo është ulja e tretë e normave brenda tre muajve, por në deklaratën e tij, FED nuk premton zyrtarisht të veprojë për të mbështetur zgjerimin, gjë që mund të nënkuptojë një pauzë në evolucionin e ardhshëm të normave./ /ervo/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version