TIRANË, 30 tetor/ATSH/Punonjësit e bashkisë së Urës Vajgurore po kujdesen për një qytet sa më të pastër dhe të gjelbëruar në çdo lagje.
Kryetarja e bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj thotë se punonjësit po tregojnë kujdes të veçantë çdo ditë për mirëmbajtjen e hapësirave publike, segmenteve rrugore dhe gjelbërimin. Sipas Memajt, kujdesi ndaj mjedisit është prioritet për këtë bashki edhe në kuadër të rritjes së numrit të turistëve vendas e të huaj që vizitojnë pikat turistike në Urën Vajgurore.
“Si një qytet që mirëpret turist vendas e të huaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe të respektojmë mjedisin”, -tha Memaj. /j.p/