LONDËR – Johnson përgatitet për një fushatë zgjedhore të vështirë

LONDËR, 30 tetor /ATSH-AFP/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson po përgatitet sot për një fushatë zgjedhore të vështirë pas miratimit nga deputetët në favor të zgjedhjeve legjislative të parakohshme që do të zhvillohen në dhjetor, me objektivin për të zgjidhur çështjen e Brexit-it, peshë e rëndë për Britaninë e Madhe që prej më shumë se tre vitesh.

Pas tre refuzimesh, deputetët arritën më në fund të miratonin me shumicë votash zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme më 12 dhjetor në përpjekje për të dalë nga ngërçi i Brexit, që ka ndarë vendin që prej votimit të tij në vitin 2016.

“Ka ardhur koha për vendin të bashkohet, të realizojë Brexit-in dhe të ecë përpara”, theksoi Boris Johnson para deputetëve të kampit të tij konservator.

“Këto do të jenë zgjedhje të vështira dhe ne do të bëjmë më të mirën tonë”, shtoi ai./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.