BERLIN, 30 tetor /ATSH-ANSA/ – Papunësia në Gjermani po rritet përtej parashikimeve, ku në muajin tetor humbën pothuaj 6 000 vende pune në krahasim me 3 000 të pritura nga analistët.
Shkalla e papunësisë për momentin është 5%, e pandryshuar në krahasim me vlerësimet.
Këto të dhëna përbëjnë një rekord negativ për lokomotivën europiane, që nuk ka humbur vende pune për gati 10 vjet, pas ngadalësimit të ekonomisë dhe prodhimit industrial.
Gjermania, që ka të ngjarë të hyjë në recesion në tremujorin e tretë të vitit, është venë në qendër të vëmendjes si nga BQE ashtu edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për të rritur shpenzimet e saj publike.
Shifra e PBB-së për tremujorin e fundit pritet të dalë më 14 nëntor./ /os/ a.jor.
