Foto/ Lapraka me bibliotekë të re, punimet drejt fundit

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Bashkia e Tiranës po punon për rikonstruksionin e plotë të Bibliotekës së Laprakës në njësinë 11.

Së fundmi është bërë zëvendësimi nga e para e gjithë infrastrukturës së godinës, përfshi suvanë, dyshemenë, nyja sanitare, si dhe vetratat e dyert të cilat janë vendosur të reja. Punonjësit e bashkisë po i japin dorën e fundit detajeve, para se të nisë lyerja dhe më pas mobilimi.

“Poeti gjerman Gëte, i quajti bibliotekat  kujtesa e njerëzimit sa të lumtur jemi ne për kryerjen me shpejtësi të punimeve në Bibliotekën e Laprakës. Shumë shpejt gati, një nga bibliotekat më të bukura në Tiranë për fëmijët dhe të rinjtë e njësisë administrative nr. 11,-thonë specialistët e njësisë nr. 11 në Tiranë.

Ky është një tjetër investim që bashkia e Tiranës i bën banorëve të Laprakës pas rikonstruksionit edhe të kinemasë. Kjo pasi Biblioteka do të shërbejë jo vetëm si një ambient dinjitoz për lexuesit, por dhe si qendër komunitare për zonën. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.