ARMENI – Erevani përshëndet njohjen nga SHBA të gjenocidit armen

EREVAN, 30 tetor /ATSH-AFP/ – Armenia falenderoi sot SHBA-në për votimin historik të Dhomës së Përfaqësuesve, që pranoi zyrtarisht gjenocidin armen.

Një rezolutë e pazakontë që kërkonte “përkujtimin e gjenocidit armen” u miratua dje në seancë plenare me shumicë dërrmuese prej 405 votash nga 435, me një bashkim të rrallë mes demokratëve dhe republikanëve amerikanë.

Kryeministri armen, Nikol Pachinian përshëndeti këtë votim historik, në një mesazh në rrjetin social Twitter duke theksuar se kjo rezolutë është një hap i guximshëm drejt të vërtetës dhe drejtësi historike që ofron gjithashtu një qetësi për miliona pasardhës të të mbijetuarve të gjenocidit armen.

“Armenia falënderon thellësisht anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve për votën e tyre të të vendosur dhe impresionuese  (…) që tregon besnikërinë e tyre të pafund për të vërtetën, drejtësinë, njerëzimin, solidaritetin dhe vlerat universale të të drejtave të njeriut”, deklaroi Ministria armene e Punëve të Jashtme në një komunikatë.

Kjo ndjesi ishte shpërndarë gjerësisht tek armenët e zakonshëm në rrugët e Erevanit.

“Jam kaq i lumtur që SHBA-ja pranoi më në fund gjenocidin armen”, theksoi Korioun Hakobian, 69 vjeç.

“Vende të tjera do të ndjekin tashmë shembullin amerikan”, shtoi ai.

Gjenocidi armen është pranuar nga 30 vende dhe komuniteti i historianëve./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.