17 mijë euro për 6 projekte në shërbimet mjedisore

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ – Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural bëri të ditur se ka financuar 6 projekte të rëndësishme në sektorin e mjedisit me vlerë 17 mijë euro.

Këto projekte kanë konsistuar në zgjerimin e sipërfaqeve të mbjella me pyje të reja, pritat malore që minimizojnë rrezikun nga përmbytjet apo erozioni si dhe diversifikimin e llojshmërisë pyjore.

Objektivi i projektit të Shërbimeve Mjedisore është të mbështesë praktikat e qëndrueshme të menaxhimit të tokës dhe rritjen e përfitimeve monetare dhe jo-monetare për komunitetet në zona të caktuara të Projektit, të cilat shtrihen kryesisht në zona të ngritura rurale të prekshme nga erozioni.
Falë këtij projekti do të arrihet forcimi i kapaciteteve të stafit të Drejtorive Rajonale të Shërbimit Pyjeve, Seksionit të Drejtorisë së Pyjeve në rreth, AZHBR-së dhe organeve të tjera të përfshira në shërbime bujqësore dhe zgjerimit të pyjeve. /a.sh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.