1 trilion lekë totali i depozitave në fund të shtatorit 2019

TIRANË, 30 tetor /ATSH/- Depozitat shënuan rritje edhe gjatë muajit shtator 2019, ndonëse ka kaluar efekti sezonal i prurjeve të emigratëve gjatë muajve të verës.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, totali i depozitave në fund të shtatorit shënoi 1 trilion lekë, me një rritje prej 1,6 miliardë lekë në krahasim me një muaj më parë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, më bazë vjetore (shtator 2019/shtator 2018) depozitat në sistemin bankar janë rritur me 2,6%, e ndikuar pothuajse e gjitha nga kursimet në valutë, kryesisht euro.

Ku pesha e depozitave në valutë, për këtë periudhë shënoi nivelin 55%, nga  48.7% që ishte në janar 2013, duke treguar qartë për një preferencë të kursimeve në valutë, ku mbizotëron euro. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.