Siguria dhe rendi, procedohen 85 shtetas në 24 orët e fundit

TIRANË, 29 tetor/ATSH- Arbi Fortuzi/ Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 58 shtetas, konkretisht: 13 janë arrestuar, 2 janë ndalur dhe 43 po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, në të gjithë territorin, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 3 raste, konkretisht: 2 raste të “Kanosja”, 1 në Durrës, 1 në Dibër dhe 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në qarkun Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i dhunës në familje, në qarkun Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 7 kërkesë – padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 13 raste, konkretisht: 2 në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 në Shkodër, ku autori është arrestuar në flagrancë, si edhe 10 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Janë evidentuar 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, 2 në Tiranë, 1 në Vlorë dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste, në qarkun Tiranë, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 8 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 8 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.Janë evidentuar dhe arrestuar në flagrancë 3 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 2 në Tiranë dhe 1 në Elbasan.Janë evidentuar dhe arrestuar 4 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Korçë dhe 1 në Berat. Janë evidentuar dhe proceduar 6 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.