RUSI – Njeriu më i pasur i Rusisë tashmë me një qendër arti

MOSKË, 29 tetor /ATSH-AFP/ Zakonisht, manjati i gazit dhe njeriu më i pasur i Rusisë, Leonid Mikhelson shfaqet me Vladimir Putinin, por këtë herë ai ishte në praninë e arkitektit të famshëm, Renzo Piano, ndërsa shëtiste mes mureve të qendrës së tij të ardhshme të artit në qendër të Moskës.

Kjo qendër do të hapë dyert e saj në shtator të vitit 2020, në një termocentral të braktisur jo shumë larg Kremlinit, deklaroi me mburrje Mikhelson, në një konferencë shtypi.

Qendra e artit do të ruajë arkitekturën e kohës së termocentralit dhe do të jetë një hapësirë ekspozimi që do të mund të përshkohet nga kalimtarët./ /ervo/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.