Përfundojnë punimet në linjën 110 kV Fierzë-Fushë-Arrëz

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur sot se ka përfunduar me sukses puna për zëvendësimin e çelësit 110kV të linjës L-27/1 Fierzë – Fushë-Arrëz.

Punimet janë kryer nga OST, Njësia Operative Shkodër, dhe do të sjellin më tepër siguri dhe cilësi në transmetimin e energjisë.

Investimi i OST-së për rehabilitimin e nënstacionit elektrik në Fushë-Arrëz, përfshin edhe ndërtimin e traktit të linjave ajrore Fushë-Arrëz -Fierzë, Arrëz-Reps, Arrëz-Kalimash.

Gjithashtu bëhet i mundur rikonstruksioni i sistemit të rrymës operative si dhe rikonstruksionin e impiantit të ndriçimit.

Ky investim garanton siguri dhe cilësi transmetimi në rrjetin 110 kV si dhe ulje të nivelit të humbjeve.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.