FOTO/ Ekspozita e pikturës “Mbështet talentin tim” nga fëmijët e Fshatit SOS

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ – Në Shtëpinë e Europës, u çel pasditen e djeshme ekspozita e pikturës “Mbështet talentin tim”, me vepra të krijuara nga të rinjtë e Fshatrave për Fëmijë SOS në Shqipëri.

Alfred Muharremi, fituesi i çmimit të tretë të Konkursit të Vullnetarizmit, organizuar gjatë Javës së Europës 2019, në bashkëpunim me Shtëpinë e Europës dhe Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri, kanë punuar me fëmijët e Fshatrave SOS për t’i ndihmuar ata të kultivojnë kreativitetin dhe pasionin për artin.

Bashkimi Europian mbështet me krenari përpjekjet e bëra për të përmirësuar jetët e të rinjve nga shtresat sociale në nevojë, siç janë këta fëmijë pa kujdes prindëror. /a.a/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.