SOFJE, 29 tetor /ATSH-ANSA/ – Autoritetet e Sofjes kanë dëbuar një diplomat rus të dyshuar për spiunazh, ndërkohë që sipas Ministrisë së Jashtme bullgare zyrtari në fjalë, sekretari i parë i ambasadës së Federatës Ruse në Bullgari, tashmë është larguar nga vendi.
Diplomati u hetua nga prokuroria speciale, pas raportimit nga Agjencia e Sigurisë së Shtetit (DANS).
Në veprimtarinë e tij të spiunazhit diplomati, duke filluar nga shtatori 2018, takohej rregullisht me qytetarë bullgarë, përfshirë një zyrtar të lartë me qasje në informacione të klasifikuara në lidhje me Bullgarinë, BE-në dhe NATO-n.
Ambasada ruse në Sofje nuk pranoi të komentojë mbi dëbimin e diplomatit./ /os/ a.jor.