BM – Emery: I sugjeruam Xhakës të kërkojë falje për gabimin në fushë

LONDËR, 29 tetor /ATSH-DPA/ – Drejtuesi i klubit të “Arsenalit”, Unai Emery, deklaroi se i ka kërkuar kapitenit të tij Granit Xhakës, të kërkojë falje për reagimin e zëvendësimit, kur skuadra e tij barazoi 2-2 në Premier League me “Crystal Palace” fundjavën e kaluar.

Xhaka kapi veshin në një gjest për tifozët e “Arsenalit” ndërsa largohej nga fusha.

Emery nuk shprehet nëse Xhaka duhet të mbetet kapiten, por theksoi se Zvicra e dinte që ai kishte gabuar.

“Po, ai duhet të kërkojë falje. Bëjmë gabime, duhet të kërkojmë falje dhe ne i sugjeruam atij ta bëjë këtë. Ai e di se ishte gabim dhe e ndjen edhe vetë këtë”, deklaroi Emery. / /sara/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.