BB: Efikasiteti i energjisë në ndërtesa, kursen rreth 15 milionë dollarë në vit

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ Investimi për efikasitet të energjisë në ndërtesat publike në Shqipëri mund të kursejë një sasi të barabartë me rreth 10% të importit të energjisë në vend, ose ndryshe të kursejë rreth 15 milionë dollarë në vit.

Zhvillimi i një mekanizmi të duhur financimi për investime në këtë sektor ishte në fokus të diskutimeve gjatë një tryeze diskutimi të organizuar nga Banka Botërore sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucioneve të ndryshme publike.

“Banka Botërore ka mbështetur gjatë viteve të fundit programet e efikasitetit të energjisë në Ballkanin Perëndimor dhe tani edhe në Shqipëri”, – tha Maryam Salim, përfaqësuese e zyrës së Bankës Botërore.

Në Shqipëri janë 9297 ndërtesa publike që duhet të rehabilitohen në kuadër të efikasitetit energjetik.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) po punon për një sektor të besueshëm dhe të qëndrueshëm të energjisë, zhvillimi i të cilit do të jetë i bazuar në përdorimin e të gjitha opsioneve të energjisë në mënyrë që të plotësojë kërkesën vetjake të energjisë dhe të krijojë vlerë të shtuar për qytetarët, në përputhje me parimet e mjedisit, ekonomisë dhe shoqërisë përgjegjëse.

Rritja efikasitetit të energjisë do të sigurojë jo vetëm përfitime ekonomike dhe financiare, por edhe mjedisore për përdoruesit e ndërtesave publike, ku një nga sistemet më popullore të përdorimit është prodhimi i energjisë përmes panele diellore.

e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.