SOFT NEWS – Një ”Las Vegas” i ri në Detin e Zi

MOSKË, 28 tetor /ATSH-ANSA/ – Kryeministri rus, Dmitry Medvedev nënshkroi dekretin që urdhëronte themelimin e një Bregu të Artë në Jaltë, në Krime, në një destinacion të njohur turistik.

Kjo është një zonë e gjerë mbi 146 mijë metra katrorë, ku do të legalizohen lojërat e fatit.

”Las Vegasi” në Detin e Zi do të vendoset në zonën Kaciveli, jashtë kufijve të qytetit, siç përcaktohet me ligjin federal.

Presidenti Vladimir Putin kishte nënshkruar ligjin mbi krijimin e zonave të lojërave të fatit në Krime dhe Soçi në korrik të vitit 2014./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.